KreuFashion

Portonovi: Vendi që nuk duhet ta humbisni këtë verë

Me verën që po afrohet, Portonovi po përgatitet për të pritur në ambientet e tij evente, koncerte muzikore, ekspozita arti, karnevale, pasarela mode apo organizime sportive në muajt në vijim. Sigurisht nuk mund të mungonte hapja e madhe as këtë vit. Përmes një koncerti plot sukses me pjesëmarrjen e Dejan Petrovic Big Band dhe bashkëpunimin me bashkinë e qytetit bregdetar Herceg Novi, Portonovi shpalli hapjen e sezonit veror me shumë të reja për vizitorët që e përzgjedhin.

Tanimë, tek ky resort do të gjeni dhe klubin më të ri të jahteve Portonovi Yacht Club, i cili do të tërheqë të gjithë të pasionuarit dhe ata që duan të përjetojnë aventurat detare. Personat që ndjekin sportin e lundrimit, do të mund të shijojnë organizime të ndryshme që ky klub do të përgatisë. Anëtarët e klubit, si ata të paketës Standard dhe ata Premium, do të gëzojnë disa benefite edhe më speciale.

Këtë verë, bashkë me hapjen e madhe, Portonovi Yacht Club do të organizojë dy kompeticione kanotazhi; regatta ndërkombëtare EST105 mes Barit dhe Herceg Novit në 26-28 maji, dhe konkursi i përvitshëm i garave me varka “Boka Bay Islands” në 10-12 qershor.

“Ata që e dashurojnë lundrimin dhe do të donin t’i jepnin vetes shansin për ta provuar, mund të ndjekin klasat e lundrimit me profesionistë që ka siguruar Portonovi Yacht Club,” nënvizoi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Azmont Investment, Rashad Aliyev. Ai shtoi: “Portonovi ka qëllim që të krijojë sa më shumë aktivitete, të cilat do të përmbushin eksperiencat që vizitorët kërkojnë gjatë qëndrimit të tyre në këtë resort. Ata që dëshirojnë të mbushin ditët e tyre me aventura dhe entuziazëm, pamje të mrekullueshme, relaks, udhëtime me guida nëpër vendet përrallore të Malit të zi, apo të ndjekin edhe eventet brenda ambienteve të hotelit, do të kenë një verë perfekte tek Portonovi. Për më tepër, Tapasake Portonovi do të presë artistë me famë ndërkombëtare për eventet e ndryshme që do të jenë pjesë e agjendës së muajve të verës.”

Nata e Verërave, Tingujt e Mesdheut, Festivali Ndërkombëtar i Maskave apo Yoga në perëndim, janë disa nga eventet e shumta që vizitorët do të mund të shijojnë. Sigurisht që të gjitha organizimet do të publikohen në mediat sociale të Portonovit, si edhe në televizionet lokale dhe rajonale.

Portonovi përmes shtëpizave pranë detit apo apartamenteve e vilave të cilat janë të vendosura në fshatin karakteristik bregdetar, plotëson edhe kërkesat më të vështira të vizitorëve të tij për t’i siguruar një eksperiencë të pakrahasueshme. Gjatë 365 ditëve, turistë nga e gjithë bota mund ta përjetojnë këtë vend mbresëlënës dhe të gjejnë qetësinë në brigjet e Adriatikut dhe kopshteve plot me lule shumëngjyrëshe. Mos e humbisni këtë eksperiencë të veçantë!

Për çdo informacion mund të kontaktoni [email protected] apo të telefononi +382 31 353 600.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF