KreuCelebrity

“Koha fluturoi”, Adele dhe Rich Paul nisin bashkëjetesën, shihni rezidencën luksoze!

Këngëtarja e njohur Adele së fundmi ka nisur bashkëjetesën me të dashurin e saj, Rich Paul pas më shumë se një viti lidhjeje.

Këngëtarja njoftoi se tashmë ata kanë një shtëpi të re. 34-vjeçarja, ka postuar në rrjetin e saj social Instagram një album fotosh ku të dy duken shumë të dashuruar, ndërsa mbajnë në duar çelësat e shtëpisë së re. “Koha fluturoi”, ka shkruar Adele përkrah fotografive.

Rezidenca luksoze është plot 18 587 metrash katrorë dhe ka gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë tualete, përfshirë një suitë master, tre dhoma gjumi të bollshme dhe dy dhoma gjumi për shërbyeset.

Ndërtesa kryesore dykatëshe përfshin një dhomë ndenjeje zyrtare e cila ofron pamje nga Rodeo Drive.

 

A post shared by Adele (@adele)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF