Ish burri i Jennifer Lopez prezanton të fejuarën e re Miss (unaza, njësoj si e JLo)!

Për ish bashkëshortin e Jennifer Lopez, Marc Anthony mbërrin nusja numër katër! 53 vjecari është fejuar me konkurrenten e Miss Universe, Nadia Ferreira 30 vjet të re se ai.

Këngëtari i propozoi 23 vjecares për fejesë me një unazë me gur gjigand, dhe ajo pranoi. Fejesa u kremtua me një festë të madhe në “Sexy Fish Miami”.

Ka qenë vetë Nadia ajo që e bëri lajmin publik e para përmes Instagramit, ku shpërndau dhe foton e unazës me smerald me prerje diamanti, dhe dy girë më të vegjël anash. Disa megjithatë, thonë se kjo unazë ngjan shumë me atë që Marc i dha JLo-së në 2004-tën.

Anthony ka qenë i martuar tri herë më parë, por martesa e tij më e njohur është ajo me Jennifer Lopez.  Edhe Lopez është fejuar kohët e fundit, ndërsa iu rikthye dashurisë së vjetër, Ben Affleck.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article