“Nuk duhet të shkojë në Eurovizion se është nga Kosova”, Alban Ramosaj “shpërthen” ndaj kompozitorit!

Kompozitori Agim Doçi ishte pjesë e jurisë së Festivalit të RTSH-së, ku zgjodh si përfaqësuese e Shqipërisë, Ronela Hajati. I pyetur së fundi përse nuk fitoi Alban Ramosajt me këngën “Theje”, Doçi tha se ai është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin europian.

Kaq u desh që Albani të “shpërthente” me një status të gjatë ne mediat sociale.

Postimi i plotë:

“I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”)

Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.

Europa nuk tallet me Kosovën apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere)

E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.

Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?

Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone.

Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.

Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!

Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje ‘Shqiptar nga Kosova”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Ramosaj (@albanramosaj)

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article