KreuArt

“Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara” , Sabiani jep këtë mesazh në postimin e tij me Ilirin

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se shoqëria mes Sabianit dhe Ilir Shaqirit ka marrë fund por me postimin e fundit të këngëtarit këto thashetheme kanë marrë fund.

Këngëtari Sabian Medini, ka postuar në faqen e tij të Instagramit një shprehje popullore, teksa ka bërë tag balerinin Ilir Shaqiri. Shprehja që ai ka publikuar është “ Qentë lë të lehin, karvani të ecë përpara” ,  shprehjen e ka ilustruar me një foto që shfaqet me Ilirin.


Mesa duket me këtë post Sabiani i ka dhënë një mesazh publikut se ai është akoma mik i mirë me Ilirin dhe se nuk janë të vërteta fjalët që po qarkullojnë për një prishje miqësie mes tyre.

Sabian Medini dhe Ilir krijuan një miqësi mjaft të fortë kur ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “ Big Bother VIP”.

Kohët e fundit është folur se ka patur një ‘krisje’ mes miqësisë së tyre, por deklarata e Sabianit i hoqi dyshimet e publikut.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF