KreuArt

Festivali i Kanës – nën hijen e luftës!

Festivali i Kanës – nën hijen e luftës!

Të martën në mbrëmje u hap në Kanë edicioni i 75-të i festivalit më të rëndësishëm të filmit në Evropë, pa pjesëmarrje nga Rusia dhe me një video-mesazh nga presidenti ukrainas Zelenski.

Të martën në mbrëmje u hap në Kanë edicioni i 75-të i festivalit më të rëndësishëm të filmit në Evropë, pa pjesëmarrje nga Rusia dhe me një video-mesazh nga presidenti ukrainas Zelenski.

Aktorja Julianne Moore hapi festivalin e 75-të të filmit në Kanë të Francës. Filmi i parë që u shfaq të martën ishte “Coupez!”, thote DW.
Kana është festivali më i rëndësishëm i filmit në Evropë. Dhe ai është i tillë, edhe glamuroz edhe me mesazh politik. Por në kohë lufte në Evropë, ky pretendim ka potencial për konflikt. Drejtori artistik, Thierry Frémaux, kishte njoftuar qysh herët se nuk dëshironte të priste asnjë delegacion zyrtar rus në edicionin e 75-të. Megjithatë, Frémaux rezervoi të drejtën për të përfshirë në program kineastët rusë.

Regjisori rus, Kirill Serebrennikov, tashmë është ftuar në garë me filmin e tij “Gruaja e Çajkovskit”. Frémaux argumentoi se ai nuk kishte marrë asnjë financim nga shteti rus. Serebrennikovi është në Kanë për herë të tretë. Rusi, i cili në Rusi ka qenë dy vjet nën arrest shtëpiak, tani jeton në Gjermani. Filmi tregon një episod biografik nga jeta e kompozitorit rus me famë botërore, Pjotr Çajkovski, i cili, për të fshehur homoseksualitetin e tij, u martua me një grua të re që ra në dashuri me të, duke e zhytur në një tragjedi.

Në Festivalin e 75-të të Filmit, “Gruaja e Çajkovskit” konkurron me 20 filma të tjerë, vetëm katër prej tyre me regjisore gra. Regjisorja Rebecca Hall, e cila është anëtare e jurisë, tha se nuk sheh ende asnjë barazi mes gjinive dhe pakicave në industrinë e filmit. “Mendoja se kemi bërë përparim, por siç duket ende nuk është bërë”, tha Rebecca Hall. Kolegu i saj i jurisë, Jeff Nichols, parashikon se çështje të tilla si perspektiva e pakicave mund të bëhen objekt diskutimi ndër anëtarët e jurisë.

Fituesi i Oskarit, Forest Whitaker, i cili po prezanton në Kanë filmin e prodhuar nga ai “Për hir të paqes”, tha se duheshin mbledhur fonde për realizimin e filmave me më shumë diversitet. Në filmin e tij ai rrëfen historinë e një gruaje të re në Sudanin e Jugut që përpiqet të sjellë paqe mes grupeve armiqësore. Në Kanë Whitaker merr Palmën e Nderit. Në juri është edhe regjisori iranian, Asghar Farhadi, i cili, do të përballet së shpejti në Iran me një padi për të drejtën e autorit. Një ish-studente e akuzon se ai i ka vjedhur idenë për filmin e tij “A Hero” – i cili u nderua me një çmim në Kanë vitin e kaluar. Studentja thotë se ai e ka marrë idenë nga një film dokumentar i saj.

Fituesi i dyfishtë i çmimit Oskar e ka kundërshtuar këtë në ditën e hapjes në Kanë. Historia bazohet në një ngjarje të vërtetë që është raportuar nga shumë media – dhe për këtë arsye nuk mbulohet nga e drejta e autorit: “Një ngjarje që ka ndodhur i përket domenit publik”.

Nuk mund të mos vërehet se kontinenti afrikan nuk është i përfaqësuar asfare. Së paku disa regjisorë i përkushtohen temave që lidhen me kolonializmin, migrimin dhe racizmin. Me “Tori und Lokita” vëllezërit belgë Dardenne tregojnë një dramë për dy të rinj emigrantë nga kontinenti afrikan. Rolet kryesore i luajnë Joely Mbundu dhe Pablo Schils.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF