Siç nuk e kishim parë asnjëherë! Luku i ri i Vjosa Osmanit i la të gjithë pa fjalë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është njohur gjithmonë për stilin serioz me kostumet e saj tipike.
Këtë radhë Vjosa i la ndjekësit në instagram pa fjalë me ndyshimin e saj në eventin e organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti.


Pa kaçurrelat tipike, por me flokët e drejtë me pak onde nga fundi, me një grim më të theksuar, por të paekzagjeruar, Zonja Osmani shkëlqeu krahas të ftuarve vip, dhe pse zgjodhi të mos ngjitej në pasarel.


Vjosa mbante veshur një këmishë ngjyrë pane me shkëlqim, me një spilë me perla dhe fundin e zi me prerje laps e futi në këmishë.Të paktën në veshje ruajti gati stilin e përhershëm të presidentes edhe pse ishte në një event mode. Kështu e gjithë vëmendja mbeti tek flokët e saj.

Ndoshta duke qenë se ishte një aktivitet që nuk lidhet me punën e saj, Vjosa vetë nuk ka postuar asnjë foto nga ajo mbrëmje.

Ishte makeup artistja e vipave Sellma që e postoi në instagramin e saj dhe mori mbi 83 mijë pëlqime e shumë komente ku të gjithë tregojë se kanë mbetur të habitur me pamjen e presidentes dhe pohojnë se dukej, wow!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article