KreuCelebrity

“Dua një familje të madhe”, Klea Huta flet për zgjerimin e familjes!

Aktorja dhe moderatorja Klea Huta ka qenë e ftuar te “Rudina” këtë të hënë, ku ndër të tjera ka folur edhe për dëshirën e saj për të zgjeruar familjen.

Para pak ditësh Klea me anë të një postimi në Instagram bëri që të gjithë të mendonin se ajo ishte shtatzënë për herë të dytë. Një karrocë fëmijësh duket se i rizgjon aktores dëshirën për një të tillë, por duket se mbetet veç kaq.

“Po më lind dëshira për një fëmijë të dytë..”, tha ajo teksa shtoi, “Ne jemi familje e madhe me tre motra, mami, babi, jemi rritur me gjyshërit në shtëpi. Dua ta kem një familje të madhe, por se kur nuk di ta them”.

Teksa u pyet nga Rudina në lidhje me diferencën e fëmijëve ajo tha, Unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF