Përplasja e tifozerive në Tiranë, plagosen 6 efektivë!

Ende pa u zhvilluar ndeshja e shumëpërfolur, incidentet shpërthyen në Tiranë mes tifozerive të Fejnord, Romës nga njëra anë dhe Policisë nga ana tjetër një ditë para finales së Ligës së Konferencës.

Tifozet holandezë rezultojnë ata më problematikët. Ata u mblodhën në Rrugën Mustafa Matohiti, poshtë shtëpisë së kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Policia bëri të ditur se rreth orës 21:00 dhjetra tifozë u përplasën me policinë, çka detyruan uniformat blu që të ndërhynin për ti shpërndarë.

Një pjesë e tyre iu drejtuan kryeministrisë ku edhe aty pati tensione me policinë, thote balkanëeb.com. Më herët në një prej lokaleve pranë ushtarit të panjohur, një tifoz i Fejnord në gjendje të dehur goditi një të ri dhe sherri më pas degjenoi në përdorimin e karrigeve.

Ndërkohë që një tjetër incident, këtë herë me tifozët e Romës u shënua pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë te ura e Lanës. Një makinë u shkatërrua gjatë këtij incidenti. Përplasja e tretë u regjistrua te pallati me shigeta, në hyrje të kryeqytetit, ku protagonist ishin sërish tifozët holandezë.

Policia bëri të ditur se si pasojë e këtyre përplasjeve janë plagosur gjashtë efektivë, si dhe janë shoqëruar tre tifozë.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article