Kjo është arsyeja pse Emma Thompson s’ka luajtur skena intime!

Ylli i Hollivudit Emma Thompson ka folur së fundmi për komentet ofenduese që ajo ka marrë për trupin e saj.

Fituesja e Oscars, tregoi se regjisorët meshkuj i kishin thënë shpesh asaj se nuk kishte trupin e duhur për skenat e seksit.

 

Emma teksa foli për “The Times” për filmin e saj të ri “Good Luck to You, Leo Grande” tha,  “Nuk më kanë ofruar kurrë skena seksi. Siç tha nëna ime, në thelb kam luajtur një seri femrash ‘të mira’ dhe gjithashtu nuk jam përshtatur kurrë me formën apo pamjen e dikujt që mund të dëshironin ta shihnin të zhveshur. Dhe me ‘ata’, nënkuptoj drejtuesit meshkuj. Unë jam jo mjaftueshëm e bukur, nuk kam llojin e duhur të trupit dhe çuditërisht, vazhdimisht ju thuhet se çfarë lloj trupi keni”

Ajo gjithashtu kujtoi komentet e vazhdueshme përçmuese për trupin e saj nga media gjatë karrierës së saj, “Në një intervistë që bëra, gazetari shkroi se kisha shtuar shumë peshë që kur u shfaqa në ‘Fortunes of War’ dhe se këmbët e mia ishin ‘si trungje pemësh’ dhe se do të zhgënjeja veten. Unë isha 31 vjeçe dhe sinqerisht, nuk kisha ndërmend të vdisja nga uria. Nuk mendoj se askush e kupton se sa të dobëta janë shumica e aktoreve në jetën reale. Ato duken mjaft joreale”.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article