KreuCelebrity

Tom Cruise nuk merr ditë pushimi pasi është duke jetuar ëndrrën e tij!

Të bësh ditë pushimesh nuk është e nevojshme kur je Tom Cruise. Teksa po fliste për karrierën e tij, Cruise tha se nuk bën pushim sepse vazhdimisht jeton ëndrrën e tij.

“Kjo është një ditë pushimi për mua, sepse nuk kam duke xhiruar. Nuk kam ditë pushimi”, tha ai, teksa shtoi, “Unë jam me fat. Kam kaluar jetën time në një sheshxhirimi dhe duke udhëtuar nëpër botë, gjë që kam dashur gjithmonë të bëj. Kështu që kjo nuk është punë, unë jam duke jetuar ëndrrën time”, u shpreh aktori në një intervistë për revistën Bella.

Ndërkohë në një intervistë tjetër në fillim të javës së kaluar, Cruise zbuloi se ai gjithmonë kishte ëndërruar të ishte ose pilot, ose aktor.

Aktualisht, Cruise po promovon filmin e fundit “Top Gun: Maverick “, një vazhdim i filmit aksion të Tony Scott të vitit 1986.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF