KreuFashion

Trendi i viteve 90’ rikthehet fuqishëm këtë verë!

Këtë pranverë/verë  do të fokusohemi tek atletet transparente. Këtë deklaratë mode e kanë dhënë emrat e njohur të krijuesve të stilit të cilët në prezantimin e koleksioneve të tyre treguan trendin e atleteve të sezonit të ngrohtë.

Nëse keni ndjekur trendet e mëdha të modës të viteve ’90, do ta dini se ka një tjetër mundësi për t’u rikthyer këtë vit.

Ata që u rritën në atë dekadë, ndoshta i mbajnë mend mirë ditët e vrapimit nëpër shesh lojërash me një palë atlete transparente dhe pikërisht ato modele tani gjejnë hapësirë ​​në pasarela, të transformuara totalisht falë riinterpretimeve elegante që e bëjnë çdo kombinim, nga kostumi deri tek fustani pranveror  super cool.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF