KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e mërkurë 1 qershor 2022

Horoskopi ditor, e mërkurë 1 qershor 2022

Dashi

Kjo e mërkurë do jetë e mbushur me ulje ngritje për të lindurit e kësaj shenje. Momenti më i keq i ditës do të jetë në mëngjes, kur do ju kërkohet të zgjidhni një problem të komplikuar në punë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe mos e refuzoni ndihmën e kolegëve. Sa i takon anës sentimentale, raporti me partnerin do të jetë më se harmonik, por mundohuni të mbani parasysh dhe interesat e tij.

Demi

Do të përballeni me një ditë tejet të vështirë. Orët e punës do ju duken të pafundme dhe në fund të ditës do të jeni të këputur. Mundohuni të shfrytëzoni mbrëmjen për t’u relaksuar, por mos harroni që të tregoni vëmendje edhe ndaj partnerit tuaj, të cilin e keni lënë pas dore kohëve të fundit. Shëndeti nuk do ju krijojë shqetësim, por kujdesi juaj duhet treguar me kilet e tepërta.

Binjakët

Do të zgjoheni me humor të keq, për shkak të ditëve të fundit tejet negative. Kjo gjë do bëjë që të keni fërkime me shumë njerëz. Shmangni acarimet e panevojshme, pasi në të kundërt rrezikoni që të fyeni dikë. Sa i takon situatës financiare, gjërat nuk po shkojnë shumë mirë, por nuk do të keni probleme serioze.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë shumë pozitive. Do arrini që të zgjidhni një problem familjar të cilin e keni shumë për zemër dhe kjo gjë do bëjë që t’i shikoni gjërat me tjetër sy. E mërkura do të favorizojë beqarët, të cilët do kenë mundësi për takime premtuese. Shëndeti paraqitet mirë, por kujdes me gjumin.

Luani

Një ditë mjaft negative i pret të lindurit e kësaj shenje. Një e papritur në mëngjes do të ndryshojë gjithë planet tuaja. Mundohuni të mos humbni durimin, pasi janë gjëra që ndodhin. Sa i përket dashurisë, dita paraqitet mjaft e qetë për ata që kanë një partner, ndërsa për ata që janë vetëm, ekziston mundësia që të njihen me shpirtin e tyre binjak.

Virgjëresha

Në këtë të mërkurë mund të ndiqni instinktin tuaj. Shfrytëzojeni maksimalisht këtë dhunti gjatë orëve të punës, për të zgjidhur disa çështje të vështira. Kolegët tuaj do ju shprehin mirënjohjen gjatë gjithë ditës. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime financiare me peshë, pasi rrezikoni të humbni shumë para. Shëndeti do të paraqitet mirë.

Peshorja

Përgatituni të kaloni një ditë të komplikuar për shkak të marrëdhënieve të vështira me njerëzit që ju rrethojnë. Qysh në mëngjes do të keni probleme në shtëpi, duke mos arritur të gjeni gjuhën e dialogut. Edhe në punë gjërat nuk do të shkojnë shumë mirë, por do të përmirësohen në orët e fundit të saj. Raporti paraqitet më së miri me partnerin, me të cilin do të përjetoni emocione të mëdha.

Akrepi

Raportet sociale do të shfaqen të shkëlqyera, ndërsa miqtë tuaj do kërkojnë me ngulm që të kalojnë kohë në shoqërinë truaj. Edhe dita e punës do të shkojë më së miri, duke marrë kënaqësi të shumta profesionale. Në mbrëmje do të përfshiheni nga shpirti i festës dhe harmonia.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë të mbushur me emocione pozitive. Raporti dashuror, do të marrë një drejtim vendimtar, ndaj mundohuni të merrni vendimin e duhur. Emocione të shumta do të përjetoni në sajë të një miku tuaj të dashur, ku një lajm i mirë do ju përmirësojë humorin. Gjendja financiare do të pësojë rënie, për shkak të një shpenzimi të paplanifikuar.

Bricjapi

Do të ketë shumë të reja lidhur me të lindurit e kësaj shenje. Pritshmëri të mira janë për ata që janë në kërkim të një angazhimi të ri. Situata e vështirë në çift, mund të shoqërohet me një “armëpushim”, duke kaluar momente paqeje me partnerin. Do të ndiheni më së miri dhe dhimbja e ditëve të fundit do të jetë vetëm një kujtim i largët.

Ujori

Ka ardhur momenti që të bëni një tërheqje dhe të merrni një ditë pushim, pasi prej ditësh po punoni me sforco gjë që mund të rrezikojë shëndetin tuaj. Relaksohuni me partnerin tuaj dhe mendoni më shumë për raportin në çift. Kushtojani mbrëmjen pasionit tuaj të preferuar.

Peshqit

Nuk do jetë një ditë shumë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, por momentet e mira nuk do të mungojnë në shoqërinë e personave që i keni për zemër. Mos i braktisni ëndrrat tuaja pasi do të kuptoni se ato janë të realizueshme. Gjatë pasdites mund të ndiheni të këputur, por kjo do jetë një ndjesi kalimtare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF