KreuCelebrity

Joni qenka kopja e dajës, ngjashmëria e madhe ‘shokon’ ndjekësit!

Moderatoja e njohur Arbana Osmani është një personazhet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ajo është shumë aktive edhe në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Sot me rastin e 1 Qershorit, moderatorja është kthyer pas në kohë dhe ka publikuar disa fotografi kur ka qenë e vogël.

“Mami im sapo më dërgoi këto foto nga fëmijëria dhe vura re se ca gjëra kurrë nuk ndryshojnë:) Gëzuar 1 Qeshorin të gjithë fëmijëve❤️ (Foto e fundit jam unë 4 vjeç duke prezantuar “spektaklet e mia” natyrisht ? te shtëpia e gjyshit në fshat”, ka shkruar ajo.

Në një prej fotografive Arbana shihet krah vëllait të saj, dhe ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është ngjashmëria e madhe e tij me djalin e saj Jonin.

Të shumta kanë qenë komentet që moderatorja ka marrë në lidhje me këtë detaj, ku do të veçojmë një prej tyre, “Jonin e paske patur pjesë të jetës së saj shumë vite më parë”.

 

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF