KreuFashion

“Kuzhina Turke me Receta Shekullore”; Tirana shijon gatimet e Anadollit!

Cilat janë aktivitetet që planifikoni në kuadër të “Javës së Kuzhinës Turke”? Çfarë na pret këtë javë?

Në kuadër të aktiviteteve tona gjatë kësaj jave, miqtë tanë shqiptarë do të kenë kënaqësinë të njihen me shijet e veçanta që zgjodhëm nga libri i përgatitur nën kujdesin e zonjës Emine Erdoğan, “Kuzhina Turke me Receta Shekullore”. Shefja jonë turke me famë botërore, znj. Ebru Baybara Demir dhe ekipi i saj do të vijnë në Tiranë për t’i përgatitur këto receta me delikatesë dhe do të na bëjnë të përjetojmë një festë shijesh.
Në mbrëmjen e parë të eventit tonë, do të organizojmë një darkë gala ku do të jenë të ftuar personalitete të larta. Po atë mbrëmje, do të prezantojmë edhe një sfilatë ku do të ekspozohen veshjet tradicionale turke. Ndërsa në ditën e dytë të eventit, do të shijojmë ëmbëlsirat e shkëlqyera nga kuzhina turke, të shoqëruara me çaj turk, të cilat vëllezërit tanë shqiptarë i pëlqejnë aq shumë. Në ditën e tretë dhe të fundit të aktivitetit tonë, do të organizojmë një punëtori të bakllavasë dhe raviolit (manti). Falë këtij organizimi, pjesëmarrësit do të mësojnë truket e përgatitjes së raviolit (manti) dhe bakllavasë turke. Na pret një program shumë produktiv!

Ju lutem a mund t’i informoni lexuesit tanë mbi librin “Kuzhina turke me receta shekullore”, prezantimi i të cilit është bërë nën kujdesin e znj. Emine Erdogan, bashkëshortes së Presidentit të Republikës së Turqisë dhe është kryefjala e eventeve të organizuara gjatë kesaj jave?

Mund të themi se ky libër prezanton shijet unike të produkteve që rriten në tokat e Azisë Qendrore dhe Anadollit, ku falë ndërveprimit të përjetuar në kultura të ndryshme gjatë një procesi të gjatë historik ku kuzhina që mori jetë në sarajet gjatë Perandorive Selxhuke dhe Osmane dha kontributet e veta edhe në kuzhinën botërore.
Kjo vepër e titulluar “Kuzhina Turke me Receta Shekullore” është përgatitur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me mbështetjen e Agjencisë Turke të Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit, nën kujdesin dhe koordinimin e veçantë të znj. Emine Erdogan dhe Presidencës sonë, me qëllim promovimin e pasurisë së kuzhinës turke dhe vlerave kulturore që mbart me vete. Shefat dhe akademikët tanë me famë botërore, gjithashtu kanë dhënë kontributin e tyre për librin në fjalë.
Falë këtij libri, së bashku me shijet e kuzhinës turke, lexuesit do të arrijnë të kuptojnë ndërgjegjësimin dhe kuptimin që qëndron mbas kësaj kuzhine. Për të dhënë një shembull, është fakt se dhe ndërgjegjësimi mjedisor dhe minimizimi i mbetjeve, i cili sapo ka nisur të zbatohet në shekullin e 21-të, është mishëruar në kuzhinën turke prej shekujsh me kulturën e gatimit pa mbetje.

Kuzhina Turke është një kuzhinë e qëndrueshme në kontekstin ekologjik dhe kulturor. Pasi, gjatë gatimit në kuzhinën turke çdo përbërës vlerësohet ashtu siç duhet duke u përdorur i tëri pa krijuar mbetje. Në këtë libër, janë paraqitur teknikat e ruajtjes dhe gatimit të shëndetshëm të kuzhinës turke dhe opsionet e ushqimit pa mbetje, ekologjike, të qëndrueshme, pa gluten dhe vegjetariane. Ashtu sikurëse edhe znj.Erdogan e ka theksuar edhe më herët, shpresoj që ky libër të jetë në raftet e bibliotekave të rëndësishme të botës dhe të ndërtojë një urë të re në fushën e diplomacisë kulturore.

Ne e dimë se ka shumë përpjekje në lidhje me përgjegjësinë sociale dhe transformim shoqëror të udhëhequr nga znj. Emine Erdoğan në Turqi të cilat kanë pasur një ndikim në mbarë botën. A mund të flisni pak për këto studime?

Është e pamundur të mos përmenden veprat e tjera të zonjës Emine Erdoğan, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësim mjedisor dhe social. Zonja së bashku me Presidentin tonë harxhojnë një kohë të konsiderueshme të ditës së tyre për ta shndërruar Turqinë dhe botën tonë një vend më të jetueshëm duke ndjekur nga afër çdo çështje që ka të bëjë me të ardhmen e njerëzimit dhe të vendit tonë.
Mes shumë projekteve të realizuara nën kujdesin e zonjës Erdogan, spikat “Projekti Zero Mbetje”, i cili synon parandalimin dhe uljen e sasisë së mbetjeve në mjedis si dhe riciklimin e tyre. Me këtë projekt synohet mbrojtja e trashëgimisë gjenetike të varieteteve bimore vendase.
Një tjetër projekt i spikatur që synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe trashëgiminë kulturore është “Projekti i Farës Lokale” i cili në rregjistron varietetet e farave që gjenden në gjeografinë e Anadollit, të cilat ne i quajmë “fara e pare organike” dhe të mundëson transfererimin e tyre në brezat e ardhshëm.
Ky projekt është një projektet më të dashura duke bërë të mundur ndërthurjen e teknologjisë dhe trashëgimisë kulturore, i cili ruan dhe i mbart burimet unike të vendin tonë, ku farat e frutave dhe perimeve autentike të tokave turke regjistrohen, riprodhohen në bankat e gjeneve dhe duke u kthyer në fidanë, ribashkohen me tokën. Përpjekjet e vlefshme të zonjës Erdogan janë kurorëzuar shumë herë duke fituar çmime ndërkombëtare në fusha të ndryshme.
Midis tyre, “Çmimi i Kampionit Global të Qyteteve të Zgjuara në Fushën e Mbetjeve” i organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN HABITAT) si dhe ” Çmimi i Veprimeve për Objektivat Globale” i cili u prezantua nga Zyra e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Turqi në kuadër të Projektin Zero Mbetje dhe studimeve të tjera mjedisore.
Gjithashtu, në vitin 2018, në kuadër të përpjekjeve të saj pioniere në fushën e ndihmave humanitare znj. Erdogan u nderua me “Çmimin e Shërbimit Humanitar” në Forumin e Donatorëve Global të organizuar nga Kongresi Botëror i Filantropistëve Myslimanë me bazë në Çikago dhe po në të njëjtin vit i është akorduar çmimi special “Lidershipi Humanitar” nga Global Hope Coalition.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF