KreuArt

Simbol/ Si një yll deti!

Shumë prej nesh e kanë menduar veten mes koraleve, ku sigurisht objekti më joshës është ylli i detit, herë si një skulpturë prej rëre, e herë i gjallë me tentakulat plot nyje. E në fakt, ai është një simbol i cili ka zgjuar prej shekujsh kërshërinë e njerëzimit, ndaj kjo është edhe arsyeja që shumë prej nesh e mbajnë si një objekt dekorues, por që në të vërtetë, ka shumë simbolika të fshehura dhe me kuptim.

Në botën e simbolizmit, ylli i detit ilustron në mënyrë të përsosur aksiomën “njësoj, sipër dhe poshtë”, pasi duket identik si reflektimi i yjeve lart në qiell. Ishte Hermes Trismegistus, filozof dhe alkimist, ai që parashtroi idenë metafizike, e cila e zbërthyer, do të thotë se energjia kozmike ka një partner, një pasqyrë, në sferat tokësore. Pra, një ekuivalent i ligjit të tërheqjes në të cilin mendimet e brendshme krijojnë shfaqje të jashtme. Ylli i detit ka shumë karakteristika natyrore që tregojnë kuptime më të thella metafizike. Për shembull, yjet e detit mbështeten tërësisht në shqisat e tyre sepse nuk kanë tru. Ato kanë nerva nga qendra e qenies së tyre deri në fund të çdo gjymtyre, të cilat mbledhin të gjithë informacionin që i nevojitet për mbijetesë.

Sumerët e lashtë besonin tek ylli detar, e sidomos tek simetria e tyre, sepse ata janë në dualitetit, sepse sytë e tyre në majë të çdo krahu, shohin vetëm dritën dhe errësirën. Nga ana shpirtërore, pesë është numri i mendimeve kryesore të humanëve sipas sumerëve që janë: veprimi, pavarësia, mospërputhja, shkathtësia dhe pavarësia. Shumë kultura e lidhin yllin e detit me energjinë qiellore, forcat hyjnore. Kjo specie ka veti rigjeneruese, ndaj edhe cilësohet si simbol i ripërtëritjes, shpresës dhe rizgjimit. Nëse jeni në një udhëkryq me shëdetin apo punën, simboli i ylli të detit nxit qartësinë në zgjedhjet tuaja.

Për egjiptianët e lashtë, ylli i detit ka lidhje me Isis, perëndeshën Nënë, ndërsa në mitet romake lidhet me Venusin, perëndeshën e dashurisë, duke e kategorizuar si totem të ndjeshmërisë dhe emocioneve, pra simbol i dashurisë.

Po kaq i rëndësishëm është edhe në fatsjellje përsa i takon punës apo biznesit, pasi konsiderohet si potencial suksesi. Mbajtja e këtij simboli do të thotë të ecësh krenar, me vullnet dhe zgjuarsi.

Kur një yll deti shfaqet në ëndrrat tuaja, ai parashikon ditë më të mira në të ardhmen, besim dhe lumturi. Nëse ylli i detit duket sikur po lëviz drejt jush, do të shfaqen mundësi të reja, lajme që do të ndryshojnë jetën tuaj. Çdo telash zbehet, zëvendësohet nga rehatia. Të gjesh një yll deti në ëndërr simbolizon lumturi.

Kuptimet janë të padundme, por format e mbajtjes janë paksa diskrete. Mos vendosni asnjëherë këtë simbol në vend të dukshëm. Mbajeni si hajmali nëpër rroba ose veshje të fshehur, diku në shtëpi dhe do të gjeni frymëzim dhe dashuri në jetën tuaj. Është një krijesë jashtëzakonisht e ndjeshme, por edhe e fshehtë, ndaj mund ta mbani në vende po kaq të fshehta dhe të jeni të sigurt që dashuria, lumturia dhe qetësia shpirtërore do të jenë pjesë e jetës tuaj.

Botuar ne BORDO,qershor 2022!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF