KreuCelebrity

Pasi humbi gjyqin, reagon motra e Amber Heard për herë të parë!

Të shumtë kanë qenë yjet që kanë reaguar pasi Johnny Depp fitoi gjyqin ndaj Amberit, ku mbështetja për këtë të fundit ka qenë më e pakët.

Së fundmi ka reaguar motra e Amber, Whitney Heard, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka shkruar, “Unë mbështes Amber Heard”.

“Unë ende qëndroj me ty, motër. Dje, sot dhe nesër do të jem gjithmonë krenare për ty që qëndrove në këmbë për veten tënde, që dëshmove si këtu në Virginia ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe që jeni zëri i shumë njerëzve që nuk mund të flasin për gjërat që ndodhin pas dyerve të mbyllura. E dinim se kjo do të ishte një betejë e vështirë dhe se letrat ishin grumbulluar kundër nesh.

Por ti u ngrite dhe fole pa marrë parasysh asgjë. Jam shumë e nderuar të dëshmoj për ty dhe do ta bëja një milion herë më shumë sepse e di atë që pashë dhe sepse e vërteta është përgjithmonë në anën tënde. Më vjen shumë keq që nuk u reflektua në vendimin e marrë nga kjo juri, por unë kurrë nuk do të heq dorë nga ti dhe dikush që qëndroi me ty. Përgjithmonë pranë teje…”, shkroi ajo krah postimit.

 

A post shared by whit heard (@whitheard)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF