KreuBusull

Ndahet nga jeta artistja e madhe Vitore Sallaku!

Akrobatja e njohur Vitore Sallaku është ndarë nga jeta këtë të enjte.

Që në moshën 11-vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj, aktorin e ndjerë Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ka lindur në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë.

Është një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet i dha skenës numra të paarritshme dhe sot.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF