KreuCelebrity

Manjola N’Albani, eventi i rrallë më 21 qershor!

Manjola Nallbani, një nga këngëtaret më të famshme të ’30 viteve në Shqipëri, si mezosoprano, muzikë pop dhe muzikë popullore, më 21 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, organizon eventin Manjola N’Albani me muzikë popullore shqiptare të përpunuar, nga të gjitha trevat.

Koncerti realizohet me pjesëmarrjen e veçantë të stilistes Enada At’Nikolla, e cila përveçse kuron look-un e artistes dhe gjithë muzikantëve që do të ngjiten në skenë, do të prezantojë edhe një koleksion ekskluziv të frymëzuar pikërisht nga muzika shqiptare.

Koncerti do të realizohet në Pallatin e Brigadave, një nga lokacionet më të rëndësishëm të eventeve në vend (ish-pallati mbretëror), me 300 të ftuar, personalitete të jetës së artit, kulturës dhe politikës në vend.

Koncerti do të ketë si mediapartner revistën “Bordo” dhe do të transmetohet në ekranin e televizionit KLAN.

 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF