KreuArt

Lady Gaga me rol kryesor në filmin Joker!

Joker po kthehet, dhe këtë herë ai po sjell një mikeshë që me siguri të gjithë do doni ta shihni në rol.Lady Gaga është në bisedime të hershme për të luajtur si Harley Quinn përballë Joaquin Phoenix në vazhdimin e filmit Joker.

Regjisori Todd Phillips së fundmi konfirmoi në rrjetet sociale se kishte gati një skenar të punës për prodhimin e Joker 2.
Vazhdimi i filmit që debutoi në vitin 2019 raportohet të jetë një muzikal.


Titulli i projektit të ri nga Joker do të jetë: “Folie à deux”titulli i referohet një termi mjekësor për një çrregullim mendor identik ose të ngjashëm që prek dy ose më shumë individë, zakonisht anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas burimeve, roli i Gaga-s po mbahet i fshehtë, por supozohet të jetë Harley Quinn, e dashura e Joker-it, e cila aktualisht luhet nga Margot Robbie.

Regjizori Phillips prodhoi më parë “A Star Is Born” xhirimin e vitit 2018, ku luajtën producenti i Joker Bradley Cooper dhe Gaga.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF