KreuHoroskop

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve për këtë javë!

Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë të hënë te “Rudina”, ka bërë edhe parashikimin e yjeve për këtë javë të qershorit.

Astrologia e njohur u shpreh se tre lëvizje të forta planetesh do të ndikojnë në jetën tonë, por nisur nga vlerësimi i yjeve, duket se në përgjithësi do jetë e mbarë për shumicën e shenjave.

“Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit, Mërkuri hyn në Binjak dhe Afërdita në Dem bën një katërkëndësh me Saturnin në Ujor dhe kjo bën një javë që lidhur me çështjet ekonomike e personale do na bëjë më të matur e të tërhequr. Duhet të kemi kujdes nga dështimet në këto aspekte”, tha ajo.

 

Dashi – 4 yje

 

Hëna e plotë në Shigjetar sjell optimizëm dhe mbarësi që bashkë me Jupiterin do bëjnë iniciativa, udhëtime, lajme ligjore të mira. Kujdes ata të lindur në 10-ditëshin e tretë me prapaskenat në fushat e përmendura.

Demi – 2 yje

Vazhdojnë të kenë probleme sepse Afërdita në shenjën e tyre sjell probleme me karrierën, ekonominë, jetën personale dhe i provon e sprovon. Aspekti ekonomik do jetë një ngarkesë.

Binjakët – 3 yje

Mërkuri është i drejtë në Binjak dhe do jenë në komunikim, lëvizje, jetë të hapur. Kujdes me bashkëpunimet, martesat dhe ata të lindur në 10-ditëshin e tretë.

Gaforrja – 1 yll

Janë shenja më e mbyllur për javën. Nuk do hapen e shprehen, do merren me veten. Afërdita, lidhur me shoqërinë, i sjell lojëra pas krahëve.

 

Luani – 5 yje

Jupiteri në Dash dhe Hëna e plotë në Shigjetar iu jep një javë fantastike në dashuri dhe plotësojnë një dëshirë të madhe në lidhje me fëmijët, veprat krijuese dhe planet. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë kujdes me ekonominë dhe familjen.

 

Virgjëresha – 3 yje

Mërkuri në Binjak tregon që do merreni me karrierën, kontakte, biseda, plane, udhëtime. Do jepni e merrni informacion dhe do merreni me një punë që ka të bëjë me shtetin.

 

Peshorja – 3 yje

Duan të bëjnë gjëra të reja, iniciativa. Hëna e plotë në Shigjetar, duke qenë se janë shenjë ajri, iu jep një ndikim shumë të mirë në jetën personale. Kujdes me çështjet ekonomike, ndërsa të lindurit në 10-ditëshin e tretë do përjetojnë prapaskena në çift.

 

Akrepi – 5 yje

Në çështjet ekonomike do marrin një avantazh të fuqishëm dhe do mbyllin disa problematika që mund të kenë pasur. Mërkuri në Binjak do i bëjë të merren me jetën personale e erotike. Kjo do i bëjë që të merren në mënyrë që mos t’iu shpëtojë më nga duart ose në kushte të cilat mund t’iu kushtojnë çfarë duan të arrijnë me doemos.

Shigjetari – 5 yje

Hëna e plotë në Shigjetar pavarësisht se bën një lidhje të vështirë me Neptunin në Peshk dhe ka nga ata që duan të zhgënjehen, por ndonjëherë e bukura është kaq e bukur sa ia vlen edhe një zhgënjim. Ata të 10-ditëshit të tretë duhet të kenë kujdes në marrëdhëniet në çift, bisedat me partnerin duhet të jenë më të hapura e të ekuilibruara.

 

Bricjapi – 2 yje

Hëna e plotë në Shigjetar nuk është në favor të tyre. Duhet të kenë kujdes prapaskenat, gjendjen psikologjike, emocionale, shëndetësore, erotike. Mërkuri në Binjak iu jep shumë punë, lëvizje e kontakte që do i bëjë edhe të lodhen.

 

Ujori – 4 yje

Janë në një fazë shumë të bukur me Hënën e plotë në Shigjetar dhe Mërkurin në Binjak. Iu hapet jeta erotike në mënyrë perfekte. Kudo të shkelin do kenë oferta të mira, propozime, shoqëri, marrëdhënie dhe shumëllojshmëri.

 

Peshqit – 5 yje

Megjithëse e kalojnë shumicën e kohës në shtëpi, do bëjnë karrierë, mjafton të mos i hedhin shumë doza të mëdha fantazie planeve dhe projekteve të tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF