KreuArt

Njihuni me 10 finalistët e Muza Competition!

Muza Competition është një nismë e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon (UBSHR) dhe vjen në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Evropian i të Rinjve 2022, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, z. Erion Veliaj.

Ky kompeticion, synon aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetësimin e elementeve etnografike në fushën e fashion-it dhe dizajn-it. Projekti i dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjeç nga qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë, apo zgjerimin e bizneseve ekzistuese.

Në kuadër më të gjerë, ashtu siç Unioni i Bashkive të Shqiptarëve në Rajon, edhe Muza Competition ka për qëllim bashkëpunimin midis qyteteve shqipfolëse në të gjitha dimensionet dhe sidomos në atë të turizmit rajonal e kulturor, për të promovuar dhe forcuar bashkëpunimin ekonomiko-shoqëror.

Konkurrimi u nda në tre faza. Gjatë fazës së parë, 350 aplikantë sollën idetë e tyre që u vlerësuan nga një panel prej 7 profesionistësh në fushat e artit, fotografisë, dizajnit, modës dhe etnografisë: z. Fadil Berisha, znj. Afërdita Onuzi, znj. Emina Çunmulaj, znj. Enada At’Nikolla, z. Valdrin Sahiti, znj. Adriana Matoshi dhe z. Helidon Haliti. Vetëm 35 aplikantë u përzgjodhën për në fazën e dytë të kompeticionit, ku u zhvilluan takime individuale me të gjithë anëtarët e jurisë.

 

Faza e tretë dhe e fundit do të mbahet në sheshin Skënderbej në qytetin e Tiranës, më 15 qershor. 10 finalistët do të do të prezantohen me 10 veshje nga koleksioni i tyre fitues. Të gjithë ata janë fitues. 7 prej tyre do të përfitojnë bursa studimi në fushën e fashion-it dhe design-it. Vendi i tretë fiton 5.000 euro, vendi i dytë përfiton 10.000 euro, ndërsa vendi i parë kurorëzohet me 20.000 euro.

Muza Competition vjen nën autorësinë e Znj. Andriola Kambo, drejtuese e UBSHR-së dhe Znj. Rudina Magjistari, producente dhe prezantuese televizive.

 

 

 

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF