KreuCelebrity

Vajza e Beyonce qenka një kopje e së ëmës!

Vajza e Beyonce  Blue Ivy Carter dhe Jay-Z ndoqi finalet e NBA me babain e saj.

Teksa reperi i njohur po bëhej gati për të përshëndetur arenën, ai i dha një puthje dhe përqafoi vajzën e tij. Blue Ivy dukej mjaft e lumtur që po kalonte kohë me babain e saj.

10-vjeçarja zgjodhi për paraqitjen e saj një palë atlete të zeza të markës Nike, të cilat i kombinoi me një palë unaza argjendi dhe buzë me shkëlqim. Flokët e saj ishin të krehura në mënyrë natyrale në kaçurrela, ndërsa ajo kishte një thekë shumë të lehtë për të kornizuar fytyrën e saj.

Ajo që ra në sy ishte se Blue Ivy kishte një ngjashmëri të habitshme me nënën e saj ikonike, Beyoncé!

Një përdorues i caktuar në Twitter ndau një foto të Blue Ivy që u bë masivisht virale dhe mbishkrimi me shkrimin, “Blue Ivy është kaq e mrekullueshme”.

 

BLUE IVY IS SO G

ORGEOUS pic.twitter.com/ZVDAVZhljb

— mick (@yonceir) June 14, 2022

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF