KreuStil Jetese

Lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në Irlandë dhe Kanada!

Ambasada Shqiptare në Londër në Bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Kompaninë Aleat, duke filluar nga data 20 qershor do të fillojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët që jetojnë në Irlandë.


Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka me anë të një postimi në Facebook.

Gjithashtu, nga 27 qershori, për herë të parë Ambasada Shqiptare në Kanada do të fillojë të ofrojë shërbime për dokumente biometrike, pasaporta dhe letërnjoftime elektronike.

Xhaçka shkruan se MEPJ synon që me anë të projekteve të tilla të lehtësojë edhe më shumë jetesën e qytetarëve shqiptarë, kudo që ata ndodhen jashtë vendit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF