FOTO/ Mozzik heq dorë nga Loredana, tani në një lidhje të re

Këngëtari Gramoz Aliu ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Mozzik duket se pas shumë kohësh tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie,pas historisë së ndarjes me këngëtaren e sukseshme Loredana me të cilën ka një vajzë.

Disa ditë më parë Mozzik postoi foto ku ndodhej brenda një makine ‘cabriolet’ dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte shkrimi që kishte venosur krahas imazheve: “Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”.


Ndërkohë duket se reperi ka dashur të paralajmërojë lidhjen e tij të re pasi së fundmi ai ka postuar në InstaStory një foto ku ka pozuar para një pasqyre i ulur duke i kapur këmbën një vajze misterioze. Sipas lokacionit në vendosur mbi foto, çfti ndodhet në itali. 

Kjo është hera e parë që Mozzik bën deklarata apo poston foto të tilla në Instagram pasi në shumë intervista vitet e fundit është shprehur mjaft i prekur për shkak të ndarjes së tij me këngëtaren por pas shumë ndarjesh dhe ribashkimet ata e kanë kuptuar që nuk mund ta rikthejnë më lidhjen e tyre.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article