Hileja e modës e Eva Longorias që duhet ta përdorin të gjitha femrat trupvogla!

 

Eva Longoria shkëlqeu në promovimin e serialit të ri, ku u shfaq mjaft ekegante dhe fakti që është vetëm 157 centimetra, nuk ra fare në sy, falë edhe zgjedhjes së zgjuar të veshjes së saj.

Aktorja është sinonim i sensualitetit e bukurisë femërore, e shumë gra e vajza shtatshkurtra preferojnë të kopjojnë stilin e saj. Pasi solli në jetë fëmijën e vet të parë në 2018-tën, ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara”, shtoi shumë në peshë ( mbi 20 kg).

 Megjithatë, falë dietës së kujdesshme dhe ushtrimeve fizike, ajo është rikthyer në formë.Eva di të përshtatet me veshjet e modës, dhe ka  përdorur një hile të vogël në promovimin e serialit të ri “Gordita Chronicles”. Ajo zgjodhi një komplet lëkure ngjyrë jargavani, i përbërë nga një fund i ngushte me belt ë lartë që shkonte poshtë gjurit, një xhaketë të stiluar mirë dhe një top interesant që tërhoqi vëmendje të veçantë.

Këto i kombinoi me një palë këpucë me takë të së njëjtës ngjyrë, dhe i gjithë kombinimi e bënte siluetën e saj perfekte, dhe aktorja dukej më e gjatë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article