KreuCelebrity

Djali i Elon Musk dëshiron të kthehet në vajzë, ja emri që ka menduar!

Djali 18-vjeçar i Elon Musk, Xavier Musk, ka paraqitur dokumente gjyqësore, duke kërkuar që të ndryshojë ligjërisht gjininë e tij nga mashkull në femër.

Pas kësaj ai dëshiron që të mos mbajë më mbiemrin e babait, “Unë nuk jetoj më dhe nuk dëshiroj të jem më i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo formë”.

“Daily Mail” shkruan se ai ka dorëzuar dokumentet në Santa Monica, Kaliforni, më 18 prill, duke kërkuar të njihej si Vivian Jenna Wilson. 18-vjeçari ka shpjeguar se dëshiron që të marrë mbiemrin e nënës së tij për t’u distancuar nga babai.

I riu nuk ka komentuar nëse merr mbështetje financiare nga i ati, pasuria e të cilit është 213 miliardë dollarë dhe e bën atë njeriun më të pasur në botë.

Kujtojmë se Musk ishte i martuar me nënën e Vivian, autoren kanadeze Justine Wilson, që nga viti 2008. Ajo ka sjellë në jetë binjakët  Xavier dhe Griffin, dhe djem trenjakë: Damian, Kai dhe Saxon, tani 16 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF