Aktori i famshëm shpallet fajtor për abuzime seksuale me të mitura!

Një gjykatë në Kaliforni e shpalli aktorin e famshëm amerikan Bill Cosby fajtor për sulm seksual ndaj një të miture. Judy Huth pretendoi se ai e kishte sulmuar seksualisht atë kur ishte adoleshente në vitet 1970, sipas CNN. Ajo ishte 16 vjeç në atë kohë dhe ngacmimi ndodhi në rezidencën Playboy të Hugh Hefner në 1975. Juria vendosi që ajo të dëmshpërblehet me 500,000 dollarë.

Cosby, sot 84 vjec, vazhdon t`i mohojë akuzat. Huth rrëfeu për takimin me në një park ku ai po xhironte një film. Pasi u miqësua me Huthin dhe një shoqe, ai thuhet sei ftoi të bashkoheshin me të në klubin e tij të tenisit.

Që nga ai moment, pretendoi Huth, komediani i ftoi në një shtëpi ku u shërbeu të rejave pije të shumta alkoolike dhe më pas i çoi në rezidencën e Playboy. Huth pretendoi se megjithëse Cosby e dinte moshën e saj dhe të shoqes së saj, ai i udhëzoi adoleshentet “që nëse ndonjë prej lepurushëve të Playboy pyeste moshën e tyre, ato duhet të thoshin se ishin 19 vjeç”.

Huth më tej pretendoi se Cosby e çoi atë në një dhomë gjumi në rezidencë ku e ngacmoi seksualisht. Ky rast dëshmon se mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh, tha avokati i saj.  Cosby nuk ishte i pranishëm për gjyqin apo vendimin dhe ekipi i tij planifikon të apelojë vendimin. Që nga viti 2005, më shumë se 50 gra kanë paraqitur akuza të ngjashme kundër tij.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article