Baba në moshën 83-vjeçare, mjeku ndan pengun e madh: S’do ta shoh dot teksa rritet

Një mjek i cili është bërë baba në moshën 83-vjeçare thotë se jeton çdo ditë duke e ditur se nuk do arrijë ta shohë djalin e tij të rritet. Eksperti i ushqimit, Alberto Comillot thotë se ai bën gjithçka që mundet për t’i dhënë fëmijës sa më shumë kujtime që të jetë e mundur.

Gruaja e tij, Estefania Pasquini, 35 vjeçe, mbeti shtatzënë me fëmijën pas trajtimit të fertilitetit. Pavarësisht moshës së Dr. Cormillot, ai thotë se është i përfshirë në mënyrë aktive në rritjen e djalit të tij, Emilio.

Ai tha: “Unë jam i vetëdijshëm se jeta nuk është e pafund. Unë e di se djalin e vogël do ta shoqëroj deri në një moment të caktuar. Derisa të ndodhë kjo, unë planifikoj të shijoj çdo ditë në maksimum”.

Duke menduar për të ardhmen, Dr. Cormillot vazhdimisht lë mesazhe audio që djali i tij t’i dëgjojë në të ardhmen. Ai tha: “Kjo do të thotë se edhe pse ai është një fëmijë, ka një numër telefoni me WhatsApp në të cilin unë regjistroj audio dhe i dërgoj video”

Ai tashmë ka dy djem të rritur, Renee dhe Adrian, dhe tre mbesa. Gruaja e tij e parë Monika Arborgast vdiq në vitin 2017.

Dr. Cormillot, i cili jeton në Argjentinë, u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2012, por të gjitha gjurmët e tumorit u “zhdukën”  me operacion.

Çifti ka treguar se si kanë punësuar një mësues privat të gjuhës kineze për djalin e tyre, tani nëntëmuajsh.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article