Billie Eilish emocionon me deklaratën: Më mirë të vdes se sa të mos kem fëmijë

Këngëtarja e njohur Billie Eilish gjatë një interviste për “Sunday  Times” deklaroi se gjithmonë ka dashur të kishte fëmijë dhe se të bëhej prind e kishte një nga qëllimet e saj kryesore në jetë.

“Më mirë të vdes se sa të mos kem fëmijë”, u shpreh këngëtarja, teksa shtoi se frikësohet  se do të ndihet në ankth teksa përpiqet të rrisë fëmijët e saj,

 

“Unë kam nevojë për ta. Sa më shumë rritem, aq më shumë i përjetoj gjërat, thjesht mendoj: ‘uf, çfarë do të bëj kur fëmija im të mendojë se kjo është gjëja e duhur që duhet bërë dhe unë them ‘jo nuk është’? Ata nuk do të më dëgjojnë mua’”.

Kujtojmë që Eilish ka treguar se vuan nga sindroma “Tourette” që në moshën 11-vjeçare. Sindroma Tourette është një gjendje e sistemit nervor që bën njerëzit të kenë “tik”. Ajo përfshin lëvizje të përsëritura ose tinguj të padëshiruar që nuk mund të kontrollohen lehtësisht.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article