KreuCelebrity

Dy aktorët e njohur turq prindër për herë të dytë!

Dy aktorët turq Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë duke shijuar martesën e tyre.

Mediat turke bëjnë të ditur se çifti i njohur, i cili pjesën më të madhe të kohën e kalon me djalin e tyre Karan, është në pritje të një fëmije.

Sipas pretendimeve, aktorja bukuroshe është 2-muajshe e gjysmë shtatzënë, edhe pse ata vetë nuk e ka konfirmuar lajmin e ëmbël.

Kujtojmë që Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen, u njohën në xhirimet e serialit “Çalıkuşu” në vitin 2013, miqësi kjo që me kalimin e kohës u kthye në dashuri. Çifti u martua në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019 ata u bekuan me ardhjen në jetë të të birit, Karan.

Burak Özçivit u bë një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar me rolin e tij në serialin turk “Osmani”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF