‘E rrëmbyer, e droguar dhe e përdhunuar’, drama që largoi këngëtaren nga muzika!

Në 2008-tën pati një shpërthim të saj me këngë e albume të suksesshme; por pas një farë kohe, Duffy u tërhoq nga muzika. Arsyeja ishte një dramë shumë e madhe personale, nga e cila artistja me sa duket, nuk e mori dot më veten.

“E vërteta është se u përdhunova, u drogova dhe u mbajta peng për disa ditë. Unë mbijetova, por rikuperimi më mori kohë. Kam një dekadë që po punoj me veten për të ndjerë përsëri diellin të depërtojë në zemrën time. Pyes veten pse nuk zgjodha të përdor zërin për të shprehur dhimbjen time? Nuk doja t’i tregoja botës trishtimin në sytë e mi. Pyesja veten, si mund të këndoj zemra nëse është e thyer?”

“Ishte ditëlindja ime, më droguan në një restorant… Më pas më droguan për katër javë me radhë dhe më çuan në një vend të panjohur. Më mbyllën në një dhomë hoteli dhe atje rrëmbyesi im u kthye dhe më përdhunoi. Mbaj mend dhimbjen dhe përpjekjen për të qëndruar e vetëdijshme në dhomë pas asaj që ndodhi. Ai qëndroi me mua edhe një ditë. Nuk ishta shumë e vetëdijshme. Aty dhe mund të kisha vdekur.

Nuk e di si pata forcën për të duruar ato ditë, ndjeva praninë e diçkaje mbinatyrore që më ndihmoi të qëndroja gjallë. Qëndrova sa më e qetë që munda në një situatë të tillë. Rrija si e shtangur, si mumje. E dija se isha në rrezik, sepse torturuesi im më rrëfeu dëshirën e tij për të më vrarë. Pas gjithë kësaj ngjarje, dikush që e njihja më pa në ballkon. Nuk më kujtohet sesi kam ardhur në shtëpi. Personi më tha se isha e verdhë dhe dukesha si e vdekur. Nuk isha e sigurt nëse duhej të shkoja në polici. Ndjeva se nëse diçka nuk shkonte, do të vdisja, sepse ai do të më vriste. Kisha frikë se mos keqtrajtohesha ose përfundoja në lajme”, ka qenë rrëfimi i saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article