JLo del me pizhame dhe sandale me “super” taka!

Kur je një yll si JLo, mund të bësh c`të duash e madje edhe të veshësh rrobat e gjumit për të dalë. Muajin e kaluar, u fotografua në Los Anxhelos duke shëtitur me një këmishë nate dhe tani artistja, e “bëri përsëri”.

Jennifer Lopez u ngjit në një avion privat e veshur me një palë pizhame që kushtojnë plot 1500 dollarë. Për më tepër, ishin për meshkuj, edhe pse këngëtares dhe aktores së famshme i rrinin shumë mirë.

Ajo i kishte kombinuar me sandale me taka të larta  eplatformë nga Gucci, e në fakt, nuk dukej aspak keq!

JLo u kujdes të tregonte ndërkohë edhe aksesorët: vëthët e mëdhenj prej floriri 500 dollarë dhe çantën rValentino 2800 dollarë, ndërsa syzet e diellit ishin të lira: 65 dollarë nga marka australiane Quay.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article