Manjola N’Albani, një koncert gala në ditën e muzikës!

Mbrëmjen e kësaj të marte, në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, në kryeqytet u mbajt eventi i rrallë Manjola N’Albani.

Këngëtarja e njohur dhe aq e dashur për të gjithë Manjola Nallbani mahniti teksa interpretoi në mënyrë të shkëlqyer këngët e përzgjedhura nga të gjitha trevat shqiptare duke dhuruar emocione të mëdha për të gjithë të ftuarit.

Artisja arriti më së miri që me artin e saj të rrugëtojë nëpër Shqipëri, nga veriu në jug, në Shqipërinë e Mesme, Kosovë e Çamëri duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Veçantia e këtij eventi ishte edhe sfilata e prezantuar nga stilistja e njohur Enada At’Nikolla, e cila gjithmonë spikat për stilin unik dhe idetë inovative.

Sikurse këngët e përzgjedhura nga artistja shumëdimesionale, edhe veshjet e stilistes së njohur ishin më të njëjtën tematikë, të frymëzuara nga tradita dhe muzika popullore shqiptare.

Përveç koleksionit ekskluziv, At’Nikolla ishte kujdesur edhe për veshjet plot elegancë dhe hijeshi të Manjola Nallbanit, por edhe të gjithë muzikantëve që u ngjitën në skenë.

Çdo gjë ishte e kuruar në detaje, shto faktin që lokacioni i zgjedhur ishte vendi ideal për një event të tillë. Atmosfera në ambient të hapur në Pallatin e Brigadave ishte madhështore dhe mbresëlënëse..

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article