KreuCelebrity

Ngrihet padi ndaj Hailey Bieber, “Po përdor emrin e saj”!

Hailey Bieber lançoi së fundmi linjën e saj të kujdesit të lëkurës ‘Rhode’, por tani është paditur për shkelje të markës tregtare nga një markë 8-vjeçare e modës me të njëjtin emër.

Në një deklaratë për “Page Six”, ekipi ligjor i kësaj të fundit pretendon se Bieber u përpoq të merrte markën tregtare nga dyshja e dizajnit Purna Khatau dhe Phoebe Vickers në vitin 2018. Kur ato refuzuan, Bieber thuhet se vazhdoi me lançimin e markës së saj Rhode.

“Ajo e bëri këtë pavarësisht se dinte për Rhode dhe të drejtat e saj paraprake. Është një rrethanë fatkeqe. Natyrisht, ne e kuptojmë që Hailey dëshiron të përdor emrin e saj për markën e saj, por ligji për këtë është i qartë. Nuk mund të krijoni këtë lloj konfuzioni të markës vetëm sepse dëshironi të përdorni emrin tuaj.

Ajo që po bën zonja Bieber është dëmtimi i një biznesi të bashkëpronësisë së pakicës, të cilin dy gra e kanë ndërtuar me kujdes dhe e kanë rritur si markë globale”, tha Lisa T.Simpson, këshilltare kryesore gjyqësore në Rhode.

Bashkëthemelueset e Rhode, Khatau dhe Vickers pohojnë se ishin të detyruara të ngrenë padinë për të mbrojtur biznesin e tyre, “Ne jemi ende një kompani e re dhe në rritje dhe nuk mund të kapërcejmë një personazh të famshëm me ndjekësit e Hailey-t duke përdorur emrin e kompanisë sonë për të shitur produkte të ngjashme. Ne nuk duam të padisim Hailey-n, ne duam të festojmë për të. Si kolege gra sipërmarrëse, i urojmë suksese. Hailey ka fuqinë dhe ndikimin e yjeve. Ajo mund të zgjidhte çdo emër për kompaninë e saj. Ne kemi vetëm emrin që kemi ndërtuar”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF