KreuCelebrity

Brad Pitt paska qenë në depresion prej vitesh, dhe askush nuk e dinte!

Aktori 58-vjeçar Brad Pitt fitues i çmimit Oscars foli gjatë një interviste për kohët e vështira në të kaluarën e tij.

Brad Pitt tha se ai gjithmonë është ndjerë i vetëm në jetë. “Gjithmonë jam ndjerë shumë i vetmuar në jetë”, tha Brad Pitt, “U rrita vetëm si fëmijë dhe isha gjithashtu i vetëm në jetë. Kohët e fundit kam zbuluar se çfarë do të thotë të jesh i rrethuar nga miqtë dhe familja”.

 

“Isha shumë i ngopur me veten në fund të viteve ’90: po fshihesha nga fama e të qenit një personazh i famshëm. Pija shumë duhan dhe vazhdimisht përdorja drogë. Unë bëja të njëjtën gjë çdo natë. Gjithmonë e njëjta rutinë, mezi prisja të shkoja në shtëpi dhe të fshihesha. Por ajo ndjenjë e pakëndshme po rritej dhe një natë thjesht thashë: ‘Kjo është një humbje e jetës sime”, tha aktori, teksa me tej shtoi,

“Jam përballur me depresionin, por për fat e kam kaluar shumë vite më parë. Por kjo më ndihmoi edhe të kuptoj se kush jam”, Brad Pitt e mbylli intervistën duke thënë: “Ka shumë fjalë për të qenë i sinqertë me veten dhe për të qenë një version autentik i vetes. Por gjithmonë e kam pyetur veten: çfarë do të thotë në të vërtetë ‘autentik’? Për mua ishte arritja deri në pikën e njohjes së atyre plagëve të thella që mbartim me vete dhe tejkalimit të tyre për të filluar një jetë të re.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF