Duke nisur nga sot, ky do të jetë çmimi i ri për naftën!

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e kësaj të enjte që çmimi i shitjes së naftës me pakicë të jetë 258 lekë/litri.

Ndërkohë, për benzinën çmimi është vendosur 239 lekë/litri, kurse gazi do të shitet me 83 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 qershor ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article