Orinda Huta zbulon pse vendosi të flasë për abortin e saj!

Moderatorja e njohur Orinda Huta pak ditë më parë gjatë një interviste për “Tirana Post” rrëfeu eksperiencën e saj të trishtë me abortin.

Pas intervistës së sinqertë ajo ka bërë një postim në Instagram ku ka sqaruar se pse e ka bërë një rrëfim të tillë tani pasi është bërë nënë, “Shumë kush mund të pyesë dhe pse zgjodha të rrëfehem tani që Atara është me mua. Mes shumë arsyeve doja të flisja atëherë kur mrekullia kishte ardhur. Nuk doja të bëheshim bashkë veç në trishtim por edhe në bekim, duke dhënë shpresë për këdo që mezi e pret një mrekulli. Falënderime nga zemra për dashurinë dhe urimet”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu Orinda tha se pasi ndau një pjesë të përjetimit të saj ka marrë shumë mesazhe dhe mbështetje nga vajza dhe gra që kanë përjetuar të njëjtën gjë, “Inboxin e kam pasur plot dhe jam përpjekur çdo dite t’ju përgjigjem. Me besoni ka ende shumë pa hapur për të më vërtetuar sërish se sa shumë jemi me këtë lloj përjetimi. Jam prekur me secilën prej historive që keni ndarë”.

Kujtojmë që Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan rreth një vit më parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Atara.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article