Studiuesit gjermanë: Nëse doni të jetoni më gjatë, nxirreni mllefin që keni brenda!

Mbyllja në vetvete dhe fshehja e emocioneve negative mund të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin, e pohuar kjo nga ekspertë gjermanë të cilët realizuan një studim mbi këtë cështje, në të cilin u përfshinë gati 6.000 pacientë.

Rezultatet e studimit në publikuan në revistën “Health Psychologies”. Ato vërtetuan se personat që e “nxjerrin dufin e tyre”, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.

Kështu për shembull, italianët dhe spanjollët me temperament më të “nxehtë”,  jetojnë pothuajse dy vjet më jetëgjatë, në krahasim me britanikët e ftohtë. Nga ana tjetër mbajtja përbrenda, apo fshehja e zemërimit mundet të ketë pasoja negative, si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

Studimi del në përfundimin se përsonat mbyllen në vetvete dhe nuk nxjerrin mllefin e tyre, kanë puls më të shpejtë të rrahjeve të zemrës, që me kalimin e kohës ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, si dhe shton gjasat për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article