KreuBusull

Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 15-vjeçari!

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Hamil-Dërmënas.

Një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me biçikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

I mituri është transportuar në spital por fatkeqësisht nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin automjetit që akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

lg.php.gif

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF