KreuCelebrity

“Ndihem mirë..”, Bojken Lako flet për lidhjen e re!

Artisti i njohur Bojken Lako ka qenë i ftuar së fundmi në “Wake up”, ku ndër të tjera është pyetur edhe për foton që publikoi pak javë më parë ku shfaqej me një vajzë.

Bojkeni tha se e bëri për të “promovuar festivalin”, por më tej shtoi se fakti që ai e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që “është diçka e mirë”.

Artisti nuk dha asnjë informacion se kush është vajza me të cilën ai është në lidhje dhe ndihet mirë.

“Po shiko tani desha të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse këtu është maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”, tha artisti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF