KreuArt

Këto janë disa nga yjet e hollywood që folën hapur për abortet e tyre!

Që nga vendimi i cili nuk lejon abortet, reagime të egra shpërthyen në SHBA pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi të premten vendimin e saj të mëparshëm.

Sapo u shpall vendimi, mijëra njerëz dolën në rrugë kryesisht gra nën moton se ata zgjedhin vetë se si ta menaxhojnë trupin e tyre. Shumë personazh të famshëm kanë rrëfyer ndër vite mbi historitë personale për abortin.

Aktorja Uma Thurman në një intervistë me Washington Post në shtator 2021, ndau vendimin e saj për të kryer një abort. Ajo përshkroi përvojën e saj dhe kujtoi se ishte 15 vjeç kur mbeti shtatzënë nga një burrë shumë më i madh në moshë. Ajo tha se dëshira e saj ishte të mbante fëmijën, por pas një diskutimi me prindërit vendosi ta ndërpriste shtatzëninë.

“Si familje vendosëm që nuk mund ta vazhdoja shtatzëninë dhe ramë dakord ta ndërpresim atë. Më thyhet zemra, por ishte vendimi i duhur”-tha ajo.

Aktorja 66-vjeçare Whoopi Goldberg së fundmi ka zbuluar përvojën e saj kur u përpoq t’i jepte fund shtatzënisë në një mënyrë të pasigurt, për të cilën kishte shkruar në librin “The Choices Ëe Made “nga Angela Bonavoglia.

“Që kam qenë shtatzënë e kam mësuar në moshën 14-vjeçare, nuk kam pasur perioda. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Nuk fola me askënd. më kapi paniku. U ula në ujë të ngrohtë. Piva disa nga përgatitjet e çuditshme që vajzat më thanë. dicka si uiski me pak klor, alkool dhe sode buke dhe pak krem. I keni përzier të gjitha bashkë. Dhe në atë moment kisha më shumë frikë t’i tregoja dikujt atë që po më ndodhte sesa të bëja një abort të paligjshëm dhe të rrezikshëm, gjë që bëra në fund. Unë u sëmura rëndë dhe shëndeti im ishte në rrezik”-tha ajo.

Gjithashtu Modelja dhe aktorja Millia Jovovich foli për psikikën e gruas që i nënshtrohet procesit të abortit.

“Më futën në një proces të lindjes së parakohshme dhe më thanë që duhet të jem zgjuar gjatë gjithë procesit. Ishte një nga përvojat më të frikshme që kam pasur ndonjëherë. Unë kam ende makthe për të. Isha vetëm dhe i pafuqishëm. Kur mendoj se gratë mund të abortojnë në kushte më të këqija se unë, për shkak të ligjeve të reja, stomaku më shtrëngohet ”- tha Milla Jovovich.

Ajo theksoi se ka vuajtur një nga depresionet më të këqija në jetën e saj dhe se i është dashur të punojë shumë me veten për ta marrë veten nga kjo përvojë.

Këngëtarja Niki Minaj në vitin 2014, në një intervistë për revistën Rolling Stone, ajo foli për abortin që kishte bërë kur ishte 14 vjeç. 

“Ishte gjëja më e vështirë që kam kaluar ndonjëherë. Më ndjek gjithë jetën. Do të ishte kontradiktë të thuash që nuk e mbështes të drejtën e zgjedhjes. Nuk isha gati, nuk kisha asgjë për t’i ofruar një fëmije. “Për pak sa nuk vdisja”- tha ajo.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF