KreuCelebrity

“Mbretëresha ime”, Dua Lipa publikon fotot e veçanta në 50-vjetorin e nënës së saj!

Mamaja e Dua Lipa feston ditën e sotme 50-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar, ylli britanik ka publikuar disa momente shumë të bukura me mamanë e saj, duke filluar nga fëmijëria.

“Gëzuar ditëlindjen e 50-të nëna ime e mrekullueshme. Mbretëresha ime”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Dua Lipa ishte verën e shkuar në Shqipëri me familjen dhe miqtë e saj më të ngushtë.

Pritet që autorja e shumë hiteve të vijë për Festivalin Synny Hill që do të mbahet së shpejti në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë, do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht, ndërsa do të mbahet edhe një edicion i veçantë me një line-up tjetër në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF