KreuFashion

Njihuni me nënkomisaren nga Elbasani që bashkëjeton me gjarprin 1 metër e gjysmë!

Ajo nuk ka preferuar të mbajë një qeen, mace apo zog si kafshë shtëpiake, por ndryshe nga një pjesë e mirë e njerëzve, nënkomisarja e Elbasanit Anisa Kostani mban në shtëpi një gjarpër. Kafsha të cilën Anisa  e ka pagëzuar me emrin Prada deri tani ka arritur gjatësinë prej 1 metër e 20 cm.

Ai është Boa mashkull, mund të jetojë deri në 25 vite dhe gjatësia e tij shkon deri në 2 metra e gjysme. E ftuar në Euro News, nënkomisarja ka treguar se i ka hobi gjarpërinjtë dhe se Prada për të është anti-stres.

Gjatë bisedës e reja tregoi se ka shumë informacion rreth këtyre zvarranikëve dhe sa i përket ‘mikut’ me të cilin bashkëjeton prej 3 muajsh Anisa tha se ai ushqehet me minj të ngrirë një herë në javë. Ndërrimi i  lëkurës është një proces zgjat nga 1 deri në 2 javë. Fillon i zbehet lëkura, i zbehet shikimi dhe më pas brenda 72 orëve ai mund të ketë përfunduar procesin. Ndërkohë nuk duhet prekur nuk duhet nxjerrë nga vivariumi dhe nuk duhet ushqyer.

Policja ka treguar gjithashtu se kur gjapri i saj merr formën e shkronjës S, atëherë është momenti për ta vendosur në ambinetin e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF