KreuArt

Vuan nga një sëmundje e rrallë, Travis Barker shtrohet në spital!

Para pak javësh u martua me Kourtney Kardashian, bateristi i Blink-182 Travis Barker është shtruar në spital pasi vuan nga nevralgjia trigeminale. Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, nevralgjia trigeminale është një dhimbje e papritur dhe e fortë e fytyrës. Shpesh përshkruhet si dhimbje e mprehtë ose si goditje në nofull, dhëmbë ose mishrat e dhëmbëve.

Sipas mediave të huaja, zakonisht ndodh në sulme të shkurtra, të paparashikueshme që mund të zgjasin nga disa sekonda deri në rreth 2 minuta. Sulmet ndalojnë aq befas sa fillojnë. Në shumicën e rasteve, nevralgjia trigeminale prek vetëm njërën anë të fytyrës, me dhimbje që zakonisht ndihet në pjesën e poshtme të fytyrës. Herë pas here dhimbja mund të prekë të dy anët e fytyrës, por jo në të njëjtën kohë.

Barker i rrëfeu Joe Rogan se kishte nevralgji trigeminale gjatë një interviste në vitin 2019. Ndërkohë në mëngjesin e sotëm ai u dërguar për në spital së bashku me bashkëshortën e tij Kourtney Kardashian. Momenti kur ambulanca mbërriti në shtëpinë e tyre u fotografua nga paparacët dhe më pas u bënë menjëhrë virale.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF