Jo vetëm pushime në Green Coast Resort & Residences por aktivitete pafund për çdo moshë!

Shijoni detin dhe krijoni kujtime!
Bëni gati valixhet, merrni të gjithë aksesorët e verës dhe nisuni për në jug. Green Coast Resort&Residences ju mirëpret jo vetëm me detin dhe rehatinë e Resortit por dhe me aktivitete pafund. Me synimin për të qenë një verë e paharrueshme një kalendar i plotë eventesh do të përcjellë ditët që do kaloni nën “diellin” e Palasës.

Të gjithë të pasionuarit pas Yoga-s mund ta shijojnë atë buzë detit nën freskinë e mëngjesit ose në perëndimin e diellit. Emocionet që përcjell filmi mund t’i përjetoni çdo pasdite në kinemanë verore me filma të të gjitha zhanreve. Zgjidhni turet e organizuar nga Green Coast dhe njihuni me atraksionet turistike të zonës nga toka dhe deti. Nëse nuk keni përzgjedhur librin e duhur për ta lexuar buzë detit Panairi i Librit që do të organizohet në pedonalen e Resortit do të sjellë titujt më të përzgjedhur në një panair ndryshe dhe të organizuar ashtu siç i shkon përshtat një sezoni veror.  Edhe arti do të ketë hapësirën e duhur në këtë kalendar eventesh me Stand-Up Comedy dhe koncerte.

Aktivitetet sportive? As këto nuk do të mungojnë, mini kampionate volejbolli dhe ping – pongu do shtojnë edhe më shumë adrenalinën e kësaj vere duke u shoqëruar dhe me emocionet që përcjell arti në rrugë.

Një hapësirë e veçantë i është dedikuar edhe fëmijëve me lojëra të ndryshme për të shprehur gjithë energjinë e tyre si dhe me animatorë për t’i dhënë sa më shumë fantazi imagjinatës. Çdo ditë të pushimeve fëmijët mund të zgjedhin vetë aktivitetin që dëshirojnë. Është menduar deri në detaje për këtë sezon veror dhe i është kushtuar vëmendje e veçantë të gjitha grup moshave.

Shikoni kalendarin e aktiviteteve me datat e përcaktuara për më shumë informacion dhe vendoseni vetë kur është koha e duhur për të shijuar aktivitetin e preferuar!
Pushime të bukura me Green Coast Resort & Residences!

www.greencoast.al

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article