Pasi ndarjes me futbollistin e Barcelonës Gerard Pique, me të cili kishte një lidhje mbi 11 vjecare, Shakira është fotografuar e lumtur teksa bënte sërf nën shoqërinë e një miku misterioz dhe djalit të saj Milan.
Këngëtarja dukej sikur po e shijonte në maksimum momentin, ndërsa nuk dihet ende asgjë rreth identitetit të mashkullit që e shoqëronte atë.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për dicka më shumë, por edhe nëse ai është thjesht një mik, duket qartë që arriti t`ia rikthente buzëqeshjen 45 vjecares.
Nga një dashuri e madhe, tashmë Shakira dhe Pique duket se janë kthyer në “armiq të përbetuar”. Këngëtarja kërkon me ngul që dy djemtë e saj të jetojnë në Miami, ndërsa futbollisti i Barcelonës dëshiron që ata të rriten në Spanjë. Sipas informacioneve të “La Vanguardia”, të dy kanë vendosur t’u besojmë dy firmave ligjore për të zgjidhur çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.