KreuArt

Taylor Swift fejohet në fshehtësi me aktorin e njohur!

Taylor Swift thuhet se është fejuar me partnerin e saj, aktorin Joe Alwyn.
Sipas ‘The Sun’, aktori i propozoi muaj më parë por ata kanë vendosur ta ndajnë lajmin vetëm me rrethin e tyre të ngushtë.
“Në thelb e dinë vetëm të afërm të familjes dhe miq të besuar, shumë të vjetër,” u shpreh një  burim për gazetën. “Të gjithë janë betuar gjithashtu për fshehtësi.” –shtoi burimi.

“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe kur ata shkëmbejnë betimet për martesë , sigurisht që nuk do të ketë asnjë revistë si Vogue, Rolling Stone ose Hello. Do të jetë e thjeshtë dhe elegante, shtoi burimi.”

Ndërsa dyshja kanë mbetur shumë privatë si çift që kur u lidhën për herë të parë në vitin 2017, kjo sigurisht nuk është hera e parë që ka raportime për një fejesë.
Në janar 2020, vetë artistja nxiti aludimet pasi u shfaq me një unazë diamanti në dokumentarin e saj Netflix, “Miss Americana”.

“Jam i vetëdijshëm që njerëzit duan të dinë për atë anë të gjërave,” u shpreh Joe për Vogue në vitin 2018. “Mendoj se kemi qenë me sukses shumë privatë dhe kjo tani është zhytur në sytë e njerëzve… por unë me të vërtetë preferoj të flas për punën. ”
Sidoqoftë, Swift më pas solli Alwyn në punën e saj: Ai ndihmoi në bashkë-shkrimin e dy këngëve në albumin e saj të vitit 2020 “Folklore” – “Exile” dhe “Betty” – nën pseudonimin Ëilliam Boëery.

Në fjalimin e saj të pranimit në Grammy Aëards 2021, ajo  falënderoi Alwyn, duke thënë: “Joe, i cili është personi i parë që luaj çdo këngë të vetme që shkruaj, dhe kam pasur kohën më të mirë duke shkruar këngë me ty në karantinë.”

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF