KreuCelebrity

Tjetër sukses; Luiza Gega thyen rekordin e radhës

Luiza Gega ka rrëmbyer një tjetër medalje në karrierën e saj si atlete. Gega është shpallur fituesja e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Atletja fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke dominuar në çdo metër të garës.

“Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja jonë fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon në çdo metër të garës. Askush nuk iu afrua dot atletes tonë, ashtu siç ishin parashikimet. Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë. Me arin e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronz”;  shkruan Komiteti Olimpik Shqiptar.

Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF