KreuStil Jetese

Nisin pushimet ViP, Jonida Vokshi pozon nga Turqia!

Pasi e kemi parë në një sezon të ngarkuar televiziv dhe disa projekte pune Jonida Vokshi ka nisur pushimet e para për këtë verë dhe zgjedhja e saj është Turqia.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram foto nga pushimet ku duket rrezëllitëse teksa pozon në pishinë me komardaren e të voglës së saj Emi.
Super mama ka shkruar krahas fotove: ‘Në vend të traditës së fotos seksi mbi flamingo në pishinë, ja ku keni këtë me komardaren e Emit’’ .
Sigurisht ne mendojmë se ajo duhet më seksi se asnjëherë, nën pamjen piktoreske që resorti ofron.

Jonida ka zgjedhur të udhëtojë me Globus Travel, agjensinë lider në tregun shqiptar që ka si destinacione resortet më të mira në Turqi dhe jo vetëm.
Globus është zgjedhje e shumë personazheve VIP me destinacionet që ofron dhe zgjedhja më ekonomike për të gjithë.

Jonida është kujdesur të ndajë edhe momente nga pushimet familjare me Globus duke trguar edhe për ushqimet që e kanë bërë artisten të harrojë dietat.
‘Kujdesesh gjithë vitin për ushqimin, vjen këtu e të presin këto’- shkruan ajo në një video Story  ku shihen dy zonja që bëjnë peta byreku, të cilave moderatorja duket se nuk ju ka rezistuar.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF